Home » » Biografia e Hashim Thacit

Biografia e Hashim Thacit

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi (né le 24 avril 1968 à Skenderaj (en albanais) au Kosovo, est le Premier ministre du Kosovo depuis le 9 janvier 2008. SI DESHI TË ORGANIZOJË ‘GRUSHTET PARTIAK’ HASHIM THAQI NË KRYESINË E FORUMIT RINOR TË LDK-së NË SKËNDERAJ


Adem Dërguti ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Skënderaj. Para se të shkonin në Shqipëri, kemi bërë ushtrimet e para të gjuajtjeve në malin e fshatit tonë – Llaushë, të organizuar nga Adem Dërguti, ku kanë marrë pjesë Sahit Jashari, Ramush Thaqi dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Qëndror të Forumit të LDK-së. Mirëpo, menjëherë pas shkuarjes së tyre në Shqipëri, kishin filluar shantazhet për ta larguar Adem Dërgutin nga pozita e tij – kryetar i Forumit Rinor i LDK-së në Skënderaj.


Gjatë asaj kohe kur Ademi (Dërguti) ishte në Shqipëri, në një mbledhje të Forumit Rinor, në tetor – nëntor të vitit 1991, ku kishte marrë pjesë edhe Hashim Thaçi, me disa anëtarë tjerë të forumit, si Gani Koci, anëtar i kooptuar në Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega në Skënderaj, dhe Hilmi Zeka. Këta të tre e kishin «shkarkuar» Adem Dërgutin, pa Kuvend, nga posti i Kryetarit të Forumit Rinor dhe në vend të tij ishte «emruar» Hashim Thaçin, me pretekstin se Adem Dërguti e kishte lëshuar Kosovën dhe kishte ikur në Perëndim.


Kjo të jep të kuptosh se të përmendurit nuk e dinin fare se ku gjendeshin Adem Jashari dhe Adem Dërguti. Në mbledhjen tjetër, në lokalet e LDK-së në Skënderaj, në muajin tetor të vitit 1991, ku merrte pjesë i tërë Këshilli Qëndror dhe Kryesia e Forumit, në të cilën isha edhe unë, njëzëri kundërshtuam Hashim Thaçin dhe dy të tjerët për veprimin e tyre duke theksuar se «Adem Dërgutin ka të drejtë ta shkarkojë vetëm Kuvendi i Forumit Rinor. Dhe ky Kuvend i mbajtur disa kohë më parë – Dega e LDK-së në Skënderaj Turiçevc, ku kishin marrë pjesë delegatët e 52 fshatrave të komunës së Skënderjat kishte vendosur ndërkohë për këtë përbërje të Kryesisë: Adem Dërguti – kryetar, Afrim Kabashi, Hanife Kerolli, Sabit Rreci, Bahtir Kastrati, Ramë Rreci, Rafet Ismajli, Rifat Mëziu, Muharrem Zabeli, Pajazit Isufi, Avdyl Imeri, Ismet Veseli dhe unë (anëtarë kryesie).


E tregova këtë ngjarje për të thënë se udhëheqësi i ardhshëm i UÇK-së, i emëruari apo i vetëemëruari, Hashim Thaçi, as nuk kishte lidhje se ekzistonin përpjekje për të krijuar ushtrinë e ardhshme të Kosovës.


Në vazhdim po e botoj pjesërisht letrën e Adem Dërgutit, të dërguar në muajin shkrut të vitit 2001
Share this on your favourite network

0 comments:

Post a Comment

Like us on Facebook
Follow us on Twitter
Recommend us on Google Plus
Subscribe me on RSS